Mustafa dhe Vuçiq sot në Bruksel

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillojnë takimin e radhës sot në Bruksel.

Mustafa vucic

Lajmin e konfirmoi para dy dite vetë, Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

“Të dy kryeministrat do të rishikojnë progresin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve”, tha dje Koçijançiç.

Ky takim, vjen pas atij të fundit që u mbajt me 9 shkurt, kur të dy shtetet arritën marrëveshjen për drejtësinë në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com