Mustafa dhe Mehmeti së bashku në marshin e organizuar nga organizata "Çamëria" për Luginën
17:03 | 10 Nentor 2018
Sot shoqata "Çamëria" mbajti marshin paqësorë për përkrahëjen të ides së presidentit të Hashim Thaçit, për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës.

E ku kjo afërsi e dy liderëve të PVD-së dhe PDSH-së për kryetarë të KNSh-së, tek populli nënkupton si punë e kryer e koalicionit në mes të PVD-së dhe PDSH-së për mandatin katër vjeqarë të KNSh-së.

Ditë më parë ish kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa kishte komfirmuar se ka biseduar edhe me Partin Demokratike të Nagip Arifit për një koalicion të gjërë ndërmjet PVD-së të Shaip Kamberit, PDSH-së të Ragmi Mustafës, dhe PD-së të Nagip Arifit, ndërsa kjo afërsi në këtë marshë paqësore tregon qartas përkrahëjen e Ragmi Mustafës të PVD-së dhe Enver Mehmetit të PDSH-së për idenë e presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaqi për bashkangjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës.

Ndërsa në këtë protestë jan parë edhe liderë të tjerë të skenës politike në Kosovës siç janë disa nga ta, ish kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, Kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit, Adnan Salihu, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu dhe politikan tjerë, ndërsa nuk duket asnjë figur politike publike nga institucionet lokale të Preshevës./BujanociNet/

Kristin Prengaj