Mustafa: Asgjë në Kosovë sot nuk është më e çmuar sesa një vend pune

0

Kryeministri Isa Mustafa, mori pjesë të hënën në ceremoninë e inaugurimit të Fabrikës për prodhimin e ambalazhit fleksibil plastik “KIVO” L.L.C., në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Isa Mustafa

Kryeministri ka uruar për këtë investim të rëndësishëm për Kaçanikun dhe më gjerë.

Ai tha se kjo është një shenjë e mirë e zhvillimit ekonomik jo vetëm për këtë pjesë, por edhe për Kosovën.

“Është një argument që njerëzit të cilët kanë iniciativë, të cilët janë të vyeshëm, të cilët komunikojnë me njerëzit në Evropë, mund të bëjnë punë shumë të mira, mund të sjellin projekte të mira. Dhe po ashtu mund ta thonë të vërtetën për Kosovën, se këtu ka një ambient në të cilin mund të investohet, ka një ambient të mirë të biznesit, të cilën do ta bëjmë edhe më të mirë së bashku me juve që jeni sot këtu, dhe të cilët keni investuar në Kosovë. Ka një ambient i cili do të pasurohet edhe me investime të tjera, të cilat do të jenë investime përcjellëse karshi këtyre që po vijnë dhe kanë ardhur në Kosovë”, tha ai.

Kryeministri tha se Qeveria do t’i lehtësojë maksimalisht investimet e drejtpërdrejta në Kosovë, do të përshtatë politikën fiskale e cila do t’iu jap mundësi bizneseve që në vitet e fillimit ta kenë shumë më lehtë të punojnë.

“Po ashtu do të krijojmë ambient të mirë të biznesit në pikëpamje edhe legale, por edhe në pikëpamje të bashkëpunimit ekonomik, qoftë në regjione tjera këtu në vend, qoftë edhe me shtete tjera të cilat neve na përcjellin, dhe do të mundohemi maksimalisht që Kosova të ec përpara sepse prioritet themelor e kemi prioritetin e zhvillimit ekonomik, prioritetin e hapjes së një vendi të punës, dhe këto 50 vendet e reja që po hapen dhe për 80 që mund të shtohen më tutje, janë vlera të veçanta për Kosovën”, theksoi Mustafa.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com