Musliu takim me ministrin Bajrami për arsimin në Luginë

0

Jonuz Musliu

Kryetari Musliu Takon Ministrin Bajrami Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) dje ka realizuar një takim me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami në Prishtinë. Gjatë takimit i pari i KKSH-së ka njoftuar Ministrin Bajramit me situatën e fundit të arsimit në Luginën e Preshevës.

Temë diskutimi ka qenë çështje e teksteve mësimore dhe çështja e studentëve të Lugina e Preshevës në Universitetet publike në Kosovë. Ministria ka shprehur gatishmërin për të ndihmuar për dy këto çështje, ndërkaq kryetari Musliu ka dorëzuar kërkesën edhe për caktimin e përkthyesve dhe lektorëve për tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe, njëkohësisht ka kërkuar edhe korespondim ndërministror Sërbi – Kosovë – Shqipëri për të gjetur një modul të sigurimit të teksteve mësimore.

Gjithashtu, sa i përket kuotave për studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të kërkohet zgjidhja përmes shpalljes së konkursit plotësues për regjistrim të studentëve në vitin e parë akademik 2016/2017.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com