Musliu: Qeveria e Kosovës nuk meriton urimet nga Presheva, nuk bënë asgjë për Luginën

0
Presheva e zhgënjyer me Beogradin dhe Prishtinën, nuk festojnë e as nuk urojnë qeveritaret serb e as kosovar. “Sikur qeveria e Beogradit ashtu edhe Qeveria e Kosovës nuk i meritojnë urimet tona nga Presheva, sepse ato s`kanë bërë asgjë t’hajrit për Luginën, të cilat nuk respektuan as reciprocitetin me serbët e Veriut. Por, ne urojmë popullin e Kosovës për këtë përvjetor të pavarësisë me shpresë për ditë më të bardha..” ka deklaruar për “Presheva Jonë” kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu.
00_12_1424177880715506069Shtatë vjetori i pavarësisë, kosovarët i gjeti ashtu si i gjeti, por edhe kjo ditë e pavarësisë nga shqiptarët dhe liderët e Krahinës së Preshevës po kremtohet, por pa urime, duke e shënuar atë vetëm si datë – 17 shkurt 2008, kur Evropës ju shtua edhe një shtet i ri i cili sikur për qindra mijëra qytetarë të Kosovës ashtu edhe për Luginën e Preshevës nuk doli ashtu siç e kishin pritur. Kështu thonë së paku qytetarët dhe liderët e Luginës së Preshevës.
Qeveritaret serbe në Garacanicë, njëqind here, Kosova është djep i Serbisë. Qeveritaret kosovare asnjëherë në Preshevë: Lugina është Kosovë Lindore ?!

Se çfarë i solli shteti i Kosovës për këto shtat vite shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kryetar i KKSH-së Jonuz Musliu, për “Presheva jonë” ka deklaruar se “Kosova siç e kishim pritur nuk na doli. Kur them Kosova e kam fjalën për qeverinë e saj e jo për popullatën. Popullata e Kosovës sikur edhe kjo e jona në Luginën e Preshevës luftoi për shtet të fortë e demokratik, pa korrupsion, me perspektivë, me shkolla e fabrika te mbushura plotë student e punëtorë, e jo për karriqa e kampe të Hungarisë të mbushura plotë refugjate shqiptarë, me parlament të mbushur plotë me deputetë me vende të rezervuara, ku shqiptarët e Luginës edhe pse numerikisht jemi më shumë se serbet në Kosovë , nuk kemi at privilegj, nuk kemi asnjë vend të rezervuar në Parlament serbë në Beograd ?! Prandaj, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për Luginën e Preshevës për këto 7 vjetët e fundit.. Për këto shtatë vjet të pavarësisë së Kosovës, qeveritarët nga Beogradi presidenti, kryeministri e ministra serbë vizituan Kosovën së paku 70 herë. Të gjithë thanë në Gracanicë se Kosova është zemra, djepi i Serbisë, kurse askush nga kryeministrat e as presidentja që”nuk vizituan kurrë Preshevën nuk dolën ta thonë se Lugina e Presheva është Kosovë Lindore !..”

Qeveritarët e Beogradit ne dialogun e Brukselit flasin vazhdimisht për serbet e Veriut, kurse qeveritarët nga Prishtina asnjë fjalë për shqiptaret e Luginës ?!

Duke folur për zhvillimet, eksodin e fundit ne Kosovë të mijëra shqiptarëve z.Musliu ne vazhdim është shprehur tejet i zhgënjyer me qeverinë e Kosovës. “Largimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që aktualisht jemi ende nën Serbi, justifikohet disi. Papunësia e madhe në Luginë, ftesa për biseda informative nga policia, prania e madhe e policisë, ushtrisë, xhandarmerisë serbe në çdo anë të qyteteve, të maleve të Karadakut kufi me Kosovën, bashke me diskriminimin janë forma këto të politikës serbe për të zbrazur Kosovën Lindore me shqiptarët. Kjo politikë ka bërë që eksodi i shqiptarëve nga Lugina të arrijë shifrën rreth 25 mijë që aktualisht gjenden në perëndim. Por, largimi, eksodi, kolonat e kosovarëve duke ikur jashtë vendit janë të pajustifikueshme i cili eksod na e përkujton kohen e Miloshevicit. Pastaj, me dialogun e Brukselit, Beogradi vazhdimisht flet për serbët e Veriut të Kosovës, kurse Prishtina asnjëherë nuk flet për shqiptarët e Luginës së Preshevës ?!. Kurse presidentja apo kryeministrat nuk kane vizituar kurrë Preshevën. Dhe tash çfarë mund të presësh nga kjo qeveri , apo si mund ta urosh për këtë përvjetor, nuk dinë njeriu se çka me ju urue ..?! Kosova po zbrazet.. Prandaj në emrin tim personal dhe të Këshillit Kombëtar Shqiptar i urojmë popullit të Kosovës, vëllezërve tanë ditën e pavarësisë, shtetit të Kosovës me shprese që viteve të ardhshme të jemi me te lumtur dhe këtë ditë ta kremtojmë më unik, më të bashkuar dhe më të gëzuar e jo sikur sot me vajin n’buzë e me paligje n’krah, duke larë rrugët e Serbisë Nish-Beograd-Suboticë me lot të shqiptarëve, duke ikur jashtë vendit tonë për të siguruar kafshatën e bukës, për një perspektivë më të mirë.”

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com