Musliu: Pa RTB-në do të kemi terr informativ

0

Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliu të martën u mbajt seanca e katërt me rradhë e KK. Në këtë seancë ishin gjithësej 7 pika, pika e parë e rendit të ditës ishte vendimi mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2014.

jonuzMusl

Pas shumë debateve dhe diskutimeve është miratuar llogarija përfudnimatre për vitin 2014 e buxhetit të komunës së Bujanocit. Sipas kryetarit të KK kjo ishte seanca më e vështirë që ai ka udhëhequr deri më tani. Ndër 7 pikat e rendit të ditës ishte edhe propozim vendimi mbi caktimin e masave dhe metodave të privatizimit dhe masat propozuese për përgaditjen dhe shkarkimin e subjektit të privatizimit të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni Bujaoci. Propozimet nuk munguan për gjetjen e zgjidhjes në mos privatizim të këtij mediumi publik në këtë seancë ku edhe vet kryetari i legjislativit Jonuz Musliu pas përfudnimit të seancës tha se, seanca e sotme ka qenë njëra ndër seancat më të vështira që ka udhëhequr deri më tani. Kuvendi Komunal si themelues i këtsaj ndërmarrje publike tani duhet të vendos në metodën e privatizimit mirëpo ky kuvend nuk do të sjell metod privatizimi por dot mundohet të gjej një zxgjidhje për mos privatizim tha Musliu. Nuk është në dorën tonë por në dorë të Qeveris, mirëpo ne as këtu nuk do të ndalemi, kërkesat tona do të adresohen edhe në Qeveri edhe në minstrin përkatëse edhe në Agjensionin për privatizimin, Bashkimit Evopian dhe instancave tjera për të mos privatizuar medium e vetëm publik dhe i tërë vend të mbetet në terr infromativ, përfundoi Musliu. Edhe pikat tjera ishin të një rëndësie të veçant pas shumë diskutimeve e debateve u miratuan të gjitha një zëri nga këshilltarët./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com