Musliu nuk don t’ia dijë për reagimet e Kadriut dhe Vatrës

0

Ndaj deklaratës së kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliut, se “në Luginë mund të përsëritet viti 2000”, ka reaguar Kushtrim Kadriu nga lëvizja “Vatra”, duke e konsideruar si një deklaratë të papjekur politike, e cila e dëmton pozitën e banorëve shqiptarë në Luginë.

 Jonuz-Musliu-www-bujanoci-670x447

Të tilla deklarata z. Musliu jepte edhe për çështjen e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, duke thënë: ‘nuk kanë për ta hequr Lapidarin pa shkel mbi trupat tonë të vdekur’”, thuhet në reagimin e Kadriut. “Ky zotëri që sot flet se mund të përsëritet viti 2000, ku ishte në kohën kur u hoq lapidari? Këto deklarata të pamatura po i dëmtojnë proceset politike në Luginë”, thotë ai. Më tej Kadriu vlerëson se “regjimi serb po krijon alibi se shqiptarët po bëhen gati për luftë dhe pastaj po intervenon me masa policore duke arrestuar ish-pjesëtarët të UÇPMB-së dhe duke torturuar banorët shqiptarë”. “Musliu ankohet në regjimin e Serbisë, por ai harron se ai vet merr para ‘rrogë’ nga Buxheti i Serbisë duke qene kryetari i këshillit nacional”, thuhet në reagimin e Kadriut. Nga ana tjetër kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, njëherit kryetarë i KK të Buajnocit, Jonuz Musliu, i kontaktuar nga RTB, nuk ka asnjë koment rreth reagimit të Kadriut, ai thotë se, nuk merem me deklarata të tilla, sepse sipas tij nuk janë të rëndëishme dhe nuk luajnë rol të madhë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com