Musliu mbanë takim me drejtorët e shkollave shqipe

0

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me ftesë të kryetarit Jonuz Musliu, u mbajt mbledhje e përbashkët me të gjithë drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe.

DSCN3689

Temë diskutimi gjatë takimit ishte informimi rreth rrjedhave të arsmit në Luginën e Preshevës e në veçanti parapërgatitjet për organizimin e provimeve provuese përfundimtare. Pasi drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe paraqitën problemet dhe sfidat me të cilat po përballen shkollat, kryetari Musliu i njoftoi për takimet që kishte me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës për zgjidhjen e problemit të teksteve për shkolla fillore, të mesme dhe atyre të shkollimit të lartë. Vlen të theksohet se krejt në fund nxorrën një konkluzion të përbashkët për standarde të njëjta të organizimit dhe mbajtjes së provimeve provuese përfundimtare dhe ndërmarrjen e masave rreth parandalimit të dukurive shëmtuese si kopjimi, me qëllim të inkurajimit të vlerave reale me rezultate reale, thuhet në njoftimin e KKSH-së./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com