Musliu: Lugina e Preshevës ndihet e fyer, Kosova nuk i ndihmon asgjë (Video)

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, njihet i zhgënjyer me mos interesimin e Institucioneve Kosovare karshi Luginës së Preshevës. Musliu ka thënë se që nga viti 2008 kur edhe Kosova e shpalli pavarësinë, Lugina e Preshevës nuk është ndihmuar nga Kosova.

Musliu pranon idenë e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por me kushtet që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës me Korridorin e 10-të dhe qasjen në hekurudhë dhe Serbisë t’i jepet një pjesë e veriut pa Ujmanin dhe Mitrovicën.

Ish udhëheqësi i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, gjendjen e shqiptarëve në tri komunat shqiptare e vlerëson tejet të vështirë, pasi veç spastrimeve etnike që ka bërë dhe është duke bërë vazhdimisht, Serbia është duke u përgatit edhe për një luftë, sepse ka filluar pozicionimin e ushtrisë në pikat strategjike, pranë kufirit me Kosovën

“Pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tërheqja e forcave serbe në Luginë të Preshevës, dhuna, terrori, shpërnguljet, sepse Kosova monitorohet nga forcat ndërkombëtare, atëherë Presheva, Medvegja dhe Bujanovci u bën një çerdhe e kriminelëve. Forcat e policisë dhe xhandarmërisë, ato që kanë bërë krime në Kosovë, ato ishin në Luginë të Preshevës. Serbia çdoherë ka menduar që ta pastrojë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin nga shqiptarët dhe ta kolonizojë me serbë, kjo veç filloi me ndodh në vitin 99, me ndërrimin e shtëpive, me largimin e qytetarëve nga Bujanovci, sepse Bujanovci si dalje në Korridorin e 10-të dhe në hekurudhë, ju dashke më shpejt me lëviz popullin shqiptarë, pastaj do ta kishte më lehtë për Preshevën”, ka thënë Musliu për KosovaPress.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com