Musliu: Kur ta kete ushtrine Kosova, edhe ne ne lugine fleme me rehat
14:12 | 21 Mars 2017

Kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, ka thënë se është urgjente krijimi i ushtrisë së Kosovës. Ai ka shtuar se në momentin kur Serbia po armatoset, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të rriste sigurinë edhe për shqiptarët e luginës. “Serbia po armatoset por edhe po prodhon armatim të ri. Kur ta ketë ushtrinë Kosova, edhe ne në luginë flemë më rehat. Mendoj se është urgjente bërja e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Musliu.
Rashel Kolaneci