MUSLIU: Këshilli Nacional ka qenë interes partiak, PVD e ka përdorur për interesa personale

0

“Këshilli Nacional është çështje, jo ineteresi“ ka thënë Jonuz Musliu kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik gjatë intervistës për RTB-ës në kuadër të fushatës parazgjedhore. Funksionimi i Këshillit Nombëtar Shqiptarë për 4 vite ka qenë njpartiak është drejtuar nga një parti dhe pjesa tjetër e cila shum pak ka luajtur rolë në Këshill Nacional, ka thënjë Musliu duke shtuar se, subjekti politik PVD e ka përdorur KNSH-në, si interes personal në shumë fusha, sidomos në punësim për të josh kandidatët e vetë me mjete.

Jonuz-Musliu1

Sipas liderit të LPD-së udhëheqja e deri tanishme e Këshillit Nacional, ka qenë e dobët, sipas tijë ky është rezultat i tyre sepse nuk janë munduar aspask, po të ishin munduar pak në zgjidhjen e problemem, po të ishin këmbëngulës në parime, do të kishte zgjidhje, sepse ky vend do zgjidhje. Ai thotë se, për problemmet e grumbulluara me vite, tash ka ardhur koha të i themi boll më Sërbisë, boll më Beogradit, sepse ky është mos rrespektimi i të drejtave të shqiptarëve dhe ky është motive që i kemi thënë po këtyre zgjedhjeve që së bashkuë të gjitha partit politike të jemi të kyçyra duke dhënë maksimumin e pa kompromis në zgjidhjen e problmeit të librave dhe simboleve kombëtarer. Musliu nuk ka lënë anash pa thënë se, “të mos lejojmë më skandale siç ishte skandali me Abetaren po edhe shum skandale të tjera të cilat kanë ndodhur brenda Këshillit Nacional, kjo na ka bashkuar koalicionin LPD, PDSH, RD, BDL dhe PD. Duke u bazuar në rrugëtimin timë thot Musliu, mu dha edhe besimi i partive që te jëm në krye të këtij institucioni i cili nuk është privliegj por sfidë, që së bashku me shqiptarët të bëjmë fuqi. Lufta e UÇPMB-së dhe Referendumi janë parimet kryesore të programit, ti rrespektojmë dëshmorët sepse ky rrugëtim së bashku me subjekete politike nuk është i rastësishëm. Qëllimi kryesorë është që kur Sërbia po pretendon të hyjë në familjen Evropiane nuk mudn të lëviz pa u qartësu me shqiptarët dhe shqiptarët duhet të jenë unik, ne do ta përdorim këtë unitet në drejtim të Qeverisë së Sërbisë dhe kërkim të të drejtave të shqiptarëve. “JO tekste mësimore me përkthim, jo siç ua merr mendja disave të përkthejn librat, është Akademija e Prishtinës dhe Tiranës, nuk na intereson neve ai pengon Sërbisë apo jo, neve na intereson që nxënësit tanë të mësojnë, të nxjerrim kuadro nga Lugina e Prehsevës dhe të zgjidhet problemi nëpër shkolla, tha Musliu. Vlenë të theksohet se liderët e dy subjekteve politike shqiptare PDSH dhe LPD, kategorikisht e kundërshtojnë privatizimin e dy mediumeve lokale RTP dhe RTB të cilat sipas tyre janë mediat që deri më sot kanë arritur të mbulojnë çdo cep të Luginës së Preshevës, kështu që pa asnjë kompromis do ta mbrojnë këtë çështje. F.Rexhepi/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com