Musliu kërkon ndihmë nga Tirana dhe Prishtina, për parandalimin e spastrimit të heshtur në Luginë

0

Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se Serbia po bën spastrim të heshtur etnik në Luginë të Preshevës. Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se me çdo kusht Beogradi është duke tentuar ta ndryshojë strukturën nacionale të popullsisë në Luginë.

JonuzMusliu

Musliu ka vlerësuar se kjo situatë është e njëjtë sikurse ajo e Kosovës në vitet e 90-ta. Ish-udhëheqësi politik i UÇPMB-së ka thënë se pa ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës lidershipi i Luginës e ka të vështirë të përballet me fuqinë politike dhe ushtarake serbe./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com