Musliu kërkon ndërhyrjen ndërkombëtare për kthimin e teksteve

0
Kryetari i Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës ndërhyjnë në mekanizmat ndërkombëtarë që ta detyrojnë Serbinë të kthehen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave e fillore në Luginë të Preshevës.
Jonuz Musliu
Musliu në një deklaratë për medie, gjithashtu ka kërkuar nga SHBA-të, BE-ja dhe shtetet tjera me ndikim në arenën ndërkombëtare që të ndërhyjnë të autoritet serbe për t’u kthyer librat shkollor në Luginë.  “Përmbajtja e teksteve shkollore nuk është terroriste ashtu siç trumbeton politika serbe, sepse Komandanti Legjendar i UÇK-së Adem Jashari, ka qenë çlirimtar i popullit shqiptar. Gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se përmbajtja e teksteve shkollore ka porosi progresive për nxënësit dhe frymë të qartë të civilizimit euroatlantik. Kërkoj urgjentisht seancë speciale në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Luginën e Preshevës”, ka thënë Musliu.
 
Deklaratë e plotë e  kryetarit të Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu:
Librat shqipe nga Kosova, Serbia nuk i lejon në Luginë të Preshevës!
Serbia dje më 1 mars 2016, përfundimisht i largoi dhunshëm dy ngarkesat që ishin në maune me tekstet shkollore nga Kosova, për nxënësit shqiptar të popullit të Luginës së Preshevës.
Ky hap i Qeverisë së Serbisë, është në kundërshtim me të gjitha normat të garantuara në arenën ndërkombëtare.
Kërkoj nga autoritet e Shqipërisë, nga presidenti z. Nishani, kryetari i Kuvendit z. Meta, nga kryeministri  z. Rama dhe nga ministrja e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë znj. Nikolla dhe nga autoritet e institucioneve të Kosovës, nga presidenti në ardhje z. Thaçi, nga kryetari i Kuvendit z. Veseli, kryeministri Mustafa dhe ministri i Arsimit dhe Teknologjisë z. Bajrami, të ndërhyjnë në mekanizmat ndërkombëtarë që ta detyrojnë Serbinë të kthehen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave e fillore në Luginë të Preshevës.
Gjithashtu kërkojmë nga SHBA-të, nga BE-ja dhe shtetet tjera me ndikim në arenën ndërkombëtare që të ndërhyjnë të autoritet serbe për t’u kthyer librat shkollor në Luginë.
Përmbajtja e teksteve shkollore nuk është terroriste ashtu siç trumbeton politika serbe, sepse Komandanti Legjendar i UÇK-së Adem Jashari, ka qenë çlirimtar i popullit shqiptar.
Gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se përmbajtja e teksteve shkollore ka porosi progresive për nxënësit dhe frymë të qartë të civilizimit euroatlantik.
Kërkoj urgjentisht seancë speciale në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Luginën e Preshevës.
Nxënësit shqiptarë do ta përballojnë me sukses politiken antishqiptare serbe të asimilimit të Luginës së Preshevës!
Jonuz Musliu
Bujanovc 02.03.2016

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »