Musliu: Do të vazhdojmë me tentime për debllokimin e teksteve shkollore

0

Gati gjashtë muaj po bëhen që kur po mbahen të bllokuara rreth 100.000 tekste shkollore në terminalin doganor të Preshevës që janë dhuruar nga qeveria e Kosovës.

Kamjonat

“Pamvarësisht se nuk kanë ardhur tekstet mësimore që qëndrojnë edhe më tej në kamion, mësimi po zhvillohet normalisht me tekstet që kemi në dispozicion dhe që janë miratuar nga minsitria e arsimit të Serbisë” ka vlersuar një numër i arsimtarëve që japin mësim nëpër shkollat e Luginës.

Nga ana tjetër, kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu edhe më tej konsideron se kjo është një “diskriminim i qeverisë në Beograd.

“Nuk heqim dotë nga kërkesat tona që tekstet mësimor të debllokohen, pasi në këtë mënyrë rrënohen të drejtat elementare të shqiptarëve që të mësojnë në gjuhën e tyre amtare” ka thënë Musliu.

“Askush nuk i ka ndaluar tekstet mësimore në gjuhën serbe në Prishtinë, po këtu janë të ndaluara. Ne edhe më tej konsiderojmë që kjo duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë ne do të insistojmë” ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com