Musliu: diçka shkurt, kryetarit të SNS-së në Bujanoc

0

Kryetari i Këshillit kombëtar Shqiptar njëherit dhe Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu ju është përgjigjur Mitroviqit lidhur me deklaratën e tij, Musliu ka thënë se pak rëndësi ka fakti se a do të jem në pushtet apo jo, e rëndësishme për mua është që gjithmonë karshi do të më keni, ju e shefi juaj. Deri në frymën e fundit të kësaj jete, ku do qofsha, në pushtet apo opozitë, në politikë apo jashtë saj, do ta ngris zërin për të drejtat e vendit tim, popullit tim.
Prandaj, urrejtja që keni ndaj meje më frymëzon, aspak nuk më demotivon.
Faktor destabilizues nuk jam unë, përkundrazi unë kërkoj paqe në këtë vend, paqja arrihet duke e pranuar njëri tjetrin, duke pranuar kulturën, identitetin e njëri tjetrit, e jo si doni ju, të na mohoni identitetin e të drejtat tona, e ne mbas gjithë kësaj prap të ju respektojmë.
Kështu jo, kurrë jo, edhe mos harroni, njerëz që mendojnë si unë nuk janë pak, janë shumë, ata as nuk mund ti blini e as ti demoralizoni, ne ecim të etur e të uritur, jetojmë me ideale dhe për ideale./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com