Musliu: Deputetët shqiptarë janë dëmtuesit më të mëdhenjë të Luginës

0

Në një deklaratë për media, një dit pas mbajtjes së zgjedhjeve për Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Sërbi, lideri i LPD-së Jonuz Musli ka deklaruar se, procesi zgjedhorë ka ecur pa incidente, por ajo qka është për tu brengosur është fakti se elektorati shqiptarë në Luginë të Preshevës në masë të madhe është larguar nga listat zgjedhore, që është një fakt brengosës për shqiptarët e Luginës.

jonuzil

Musliu duke komentuar largimin e shqiptarwve nga listat zgjedhore ka deklaruar se, “dy deputetët shqiptarë të Luginës në parlamentin e Sërbisë janë fajtorët kryesorë të cilët asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin për listat votuese të shqiptarëve të Luginës, përkundrazi ata e kanë dëmtuar këtë proces për interesa partiake” Sipas Musliut, “Ata po mundohen që në mënyra të ndryshme dhe me mjete të ndryshme nëpërmjet Qeverisë së Sërbisë të na dëmtojnë këtu në Luginë të Preshevës, sepse besimin tek elektorati e kanë humbur dhe po mundohen që me mekanizma antishqiptarë të na dëmtojnë, duke na larguar nga listat zgjedhore” Lideri i LPD-së, potencoi se, “KNSH tash do të udhëheqet nga njerëz kompetent, njerëz të cilët do ta ecin përpara çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe se nuk do të lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendoset në Beograd aty ku edhe na dëmtuan në listat zgjedhore” Sipas rezultateve preliminare në Luginë të Preshevës, koalicioni LPD-PDSH-RD dhe PD-BDL do ti ketë 9 këshilltarë në përbërjen e KNSH, ndarsa 6 të tjerë do ti takojnë koalicionit PVD-UDSH./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com