Musliu: Bashkëpunimi është mënyra më e mirë që KKSH të ketë suksese

0

Në ambientet e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë sot është mbajtuar seanca e dytë për këtë vit e këtij institucioni shqiptarë në të cilën kanë marrë pjesë tetë antarët nga 15 sa janë gjithesejtë, ku 7 prej tyre nga radhët e PVD-UDSH, nuk kanë marrë pjesë në punimet e seancës, kështu duke e bojkotuar këtë institucion që i përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës.

DSCN6409

Në rend ditë sipas procesverbalit ishin 13 pika të rendit të ditës, ku pas aprovimit të procesverbalit të seancës konstituive dhe procesverbalit nga seanca e parë e Këshillit kanë filluar anatarët me pikët e rendit të ditës. Pika e parë dhe e dytë ishte propozim vendimi mbi shqyrtimin e statutit të Këshillit Kombëtarë Shqiptar dhe shqyrtimi i rregullorës së punës, në të cilët ka pasur disa ndryshime dhe pas shqyrtimit janë aprovuar nga antarët e pranishëm. Pika e tretë dhe e katërt ishte shkarkimi dhe emërimi i sekretarit të KNSH-së, ku pasi ësh shkarkuar sekrearja e deritanishme që ishte Arbnora Ahmeti është emruar Enver Memeti nga radhët e PDSH-së nga Presheva. Në pikën e pestë ishte shkarkimi i nënkryetarëve të KNSH-së që ishin tre prej tyre, tani është emëruar për zëvëndëskryetar të këtij organi Zejni Fejzullahu. Seanca ka vhazduar me shkarkimin e Organit Ekzekutiv dhe zgjedhjen e organit të ri, ku për antar janë zgjedhur Musli Rashiti, Albiona Ibrahimi Rexhepi, Agon Ajeti, Zejni Fejzullahu dhe Elvere Salihu dhe kryetar i Organit Ekzekutiv është shkarkuar për shkak të skadimit të mandatit që ishte Hamdi Fejzullahu dhe është zgjedhur për mandatin e dytë Shukri Imeri nga radhët e PDSH-së. Po ashtu është shkarkuar dhe zëvëndës kryetari i Organit Ekzekutiv që ishte në mandatin e kaluar Driton Rexhepi dhe është zgjedhur Arbër Pajaziti nga Tërrnoci i cili vje nga radhët e PD-së. Pas mbledhjes së kësaj seance kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu në prononcim për RTB-në, tha se, “seanca ka shkuar mirë dhe të gjitha pikat e lartëpërmendura janë shqyrtuar dhe aprovuar nga shumica e antarëve të KNSH-së. Ai i bëri thirrje publike dhe antarëve nga radhët e PVD-së dhe UDSH-së që të marrin pjesë në seancat e ardhshme se vetëm të bashkuar Këshilli do të jetë më i fort. Shukri Imeri i sapo zgjedhur kryetar i Organit Ekzekutiv të KNSH-së, duke i faleminderuar për besimin që i kanë dhënë antarët për ta udhehequr këtë organ tha se, me terë forcat e tij dhe ndikimin që ka do të mundohet të vazhdoj punën aty ku e kanë lënë paraardhësit. Po ashtu të gjithë të zgjedhurit janë zotuar se do të punojnë nënë kompetencat e tyre që çështjet në këtë institucion të zgjithen dhe të gjithë janë zgjedhur për mandatin e dytë të KNSH-së për katër vitet e ardhshme. Në pikën e fundit që ishte të ndryshme kishte dhe propozime nga antarët që ishin në mirëmbajtjen e Veb portalit zyrtar të KNSH-së si dhe materilet e senacave të i dërgohen paraprakisht mediave lokale për pasqyrimin e punës së KNSH-së./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com