Musliu: Arrestimi ka qenë një spektakël i qeveris së Sërbisë

0

Pas një jave paraburgim gjatë ditës së djeshme është liruar Fatlum Musliu, djali i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliut. Fatlumi ishte arrestuar më datë 22 korrik, gjatë një aksioni të ministrisë së punëve të Brendëshme të Sërbisë,ku përveç tij janë arrestuar 12 persona të tjerë. Jonuz Musliu, tha se gjithë kjo ka qenë një spektakël i qverisë së Sërbisë kundër shqiptarve të Kosovës Lindore, që po përsëritet çdo vit që nga pas lufta.

jonuz_musliu

Ai shtoi se, këto kanë qenë skenare për frikësimin e qytetarve, konkretisht tani gjatë ardhjes së mërgimtarve. Musliu thekson se, edhe më tej e gjithë familja është në presion. Ai tha se, malltretimi vet ardhja,thyerja me dhunë është e gjithë një ankth. Fatlum Musliu ishte arrestuar në mëngjesin e 22 korrikut të këtij viti nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në aksionin për të luftuar tregtinë e paligjshme të mallrave me akcizë, duhan dhe prodhime të duhanit, në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri dhe Informim me urdhër të Prokurorisë për Krimet të Organizuara./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com