Musliu: Zyren për Luginën në Prishtinë, nuk do ta udhëheq personi që nuk jeton dhe vepron në Luginë

0

Në komunën e Gjilanit tashmë është duke funksionuar zyra për shqiptarët e Luginës së Preshevës, e cila udhëhiqet nga një person i cili jeton dhe vepron në Gjilan. Hapja e kësaj zyre ka qenë kërkesë e kahmotshme e liderëve politik të Luginës si dhe premtim nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, që më në fund u realizua.

musliuuu1

Kjo komun më 30 dhjetor ka hapur zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kryetari i Asambles komunale të Bujanocit njëherit kryetarë i këshillit Kombëtarë shqiptarë Junuz Musliu tha sot se, kërkesa jonë është realizuar dhe tani e tutje hapja e kësaj zyreje do t’ia lehtësoj punën qytetarëve të Luginës e po ashtu edhe atyre luginasve që jetojn në Kosovë. Hapja e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, vije si premtim i kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ka rëndësi të madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, thot mëtej Musliu. Ai tha se, “kjo zyrë e hapur në Gjilan do t’i dal në ndihmë qytetarëve të Luginës kur dihet se një numër i madh i atyre qytetarëve të Luginës që jetojn në Kosovë nuk posedojn dokumente dhe kjo zyre pikërisht është hapur për zgjidhjen e këtyre problemeve. Sipas Musliut nuk do të thot se kjo do të jetë zyra e vetme në Kosovë, një zyre e till së shpejti do të hapet edhe në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, por në këtë zyre duhet të punoj personi adekuat nga Lugina që jeton në Lugin e jo në Kosovë, tha kryetari i këshillit Kombëtar Shqiptarë. Për hapjen e zyrës në Prishtin ka folur edhe Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra, Sejdulla Kadriu, ku ka deklaruar se pas hapjes së Zyrës për Luginën e Preshevës në Gjilan, është e domosdoshme që një zyrë e tillë të hapet edhe në Qeverinë e Kosovës, konkretisht në Prishtinë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com