Muhoci, Breznica dhe Konçuli me projekt dokumentacion për shtëpi të kulturës

0

Kryetari i Komunës Nagip Arifi dhe përfaqsuesit e programit EU Progress sot nënshkruan 3 kontrata me vlerë 23 mijë e 400 euro, ku 90% participon EU Progresi dhe 10% komuna e Bujanocit. Kontrata kanë të bëjnë me finansimin e projekt dokumentacionin e tri shtëpive të kulturës, në fshatin Muhoc, Breznic dhe Konçul.

kontratat

Sipas kryetarit Arifi së shpejti do të realizohen edhe dy projekte të tjera në komunën e Bujanocit, plani detal urbanistik për koridorin 10 dhe projekt dokumentacionin e programit detal urbanistik të sektorit 6. Me këtë komuna jonë në të ardhmën do të ketë 3 zona industriale theksoi më tëj i pari i komunës. Pas firmimit të kontratave, foli edhe Ivana Todoroviq, bashkpunëtore regjionale në EU Progres. Ajo tha se, komuna e Bujanocit ka qenë shumë aktive dhe ka marrë pjes në programin tonë, dihet mirë se është duke u punuar në ndërtimin e objektit të fakultetit, jo vetëm kjo, ka patur ativitete të ndryshme në programin tonë, kemi nënshkruar shumë projekte me komunën e Bujanocit, këtë e dëshmon edhe dita e sotme ku nënshkruam tri kontrata. Pritet që përgaditjet teknike për punët në tre objektet në tre bashkësist lokale të komunës së Bujanocit të kryhen në afat prej 8 muaj. EU Progresi edhe në të ardhmë do të jetë i gatshëm të bashkpunoj me komunën e Bujanocit dhe shpresoj se komuna juaj do të jetë edhe më tej aktive siq ishte deri më tani, tha në fund Todoroviq./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com