Muhaxherët e larguar nga Nishi emërojn rrugën e tyre në Rogoçic të Kamenicës
07:31 | 09 Maj 2019
Shum qytetarë të shpërngulur nga qyteti i Nishit e të cilët tani jan vendosur në viset e ndryshme Shqiptare dhe shumica e tyre të larguar për në Shtetin e Turqisë, me mallë flasin për viset e tyre stërgjyshore në qytetet e Nishit.

Ndoshta të rinjëve sot i duken përralla fjalët të cilët stërgjyshit tanë i lanë amanete brezë pas brezi por banorët e Rogoçicës së Kamenicës të cilët tani quhen Muhaxherë thonë se jan të ikur nga qyteti i Nishit dhe për të mbajtur gjallë frymën e qytetarëve të Nishit ata rrugën  kryesore e cila dërgon për lagjën e Muhaxherëve të Rogoçicës kan emëruar si "Molla e kuqe", për të ruajtur identitetin e tyre si të larguar nga qyteti i Nishit, banorët e Muhaxherëve të Rogoçicës me mallë kujtojn fjalët e të parëve të tyre të cilat kan treguar për sakrificat gjat largimit të tyre pa dëshirën e tyre nga qyteti i tyre.

Shumica e Shqiptarëve u shpërngulen nga qyteti i Nishit në vitin 1876, ku disa nga banorët u vendosën në viset Shqitpare por shumica nga ta u larguan për në shtetin e Turqisë, në atë kohë historiani Ramë MANAJ shkruan se në Sanxhakun e Nishit jetonin rreth 250.000 banorë shqiptarë autokton të vendosur në mbi 700 vendbanime vetëm me banorë shqiptarë, por edhe në të përziera ku jetonin serbë, çerkezë etj.

Në vitin 1977 në komunën e Kamenicës u vendosën disa familje shqiptare muhaxhire nga treva e Jabllanicës, siç ishte ajo Vranoci, por ato pas vitit 1913 shpërngulën në Turqi dhe një në Shkup. Pas vitit 1954 e deri më sot u vendosën shumë familje shqiptare muhaxhire të ardhura nga fshatrat e afërta të kësaj komune. Numri i tyre është i madh, andaj nuk e shofin të arsyeshme që t’i përmendim, pasi që ato janë regjistruar në vendbanimin përkatës të vendosur fillimisht.

Ndërsa ka edhe shum banorë të shpërngulur nga ato treva të cilët tani edhe kan ndryshuar mbiemërin duke ju përshtatur vendbanimit aktual pasi që në atë kohë për të ndryshuar vendbanimin ishte kushtë nga pushteti duke i detyruar banorët të ndryshojn mbiemërin duke ju përshtatur vendbanimit aktual, siç jan disa në fshatin Hodonoc të Kamenicës të larguar nga Vraja të cilët edhe posedojn tapitë (takstat e tatimit) të kohës së Turqis ku kishin paguar nga regjimi turk si banorë të Vrajës por pas largimit të tyre nga trevat e tyre ishin të detyruar që në fshatin Hodonoc ta ndryshonin mbiemërin në MORINA pasi që aty shumica e banorëve jan me atë mbiemër./BujanociNet/

Shumica e informacioneve jan marrur nga Agjencia Shtetërore e Arkivit në linkun: http://asha-ks.net/repository/docs/Katalogu_WEB.pdf

Alesia Bami