Muaji i Ramazanit, “shqetësim” për Kombëtaren Shqiptare

0

albania

Muaji i madhërishëm i Ramazanit, siç e etiketojnë besimtarët myslimanë, nis më 6 qershor, por ky është një lajm jo i mirë për kuqezinjtë. Shumica e futbollistëve shqiptarë janë besimtarë të devotshëm dhe këtë muaj e kanë jo pak në zemër. 

Është muaji i sakrificës, që fatkeqësisht këtë vit bie gjatë ditëve që kombëtarja do të luajë në Europian. Ky fakt nga ana tjetër është një problem më vete për Xhani De Biazin dhe “bandën” e tij europiane.

Shkaku? Lojtarët mund të vendosin që të mbajnë muajin e Ramazanit, ose siç thuhet në gjuhën e përditshme, të agjërojnë.

Një problem të tillë e ka hasur edhe Xhani De Biazi. Mirëpo, italiani u ka kërkuar lojtarëve me mirësjellje që në ditët që luhet ndeshja dhe gjatë Europianit të mos impenjohen, por të përqendrohen tek objektivi kuqezi.

Lojtarët kanë qenë pro dhe pritet që devotshmërinë ndaj Zotit ta shpërblejnë pas Europianit. Një veprim ky i lejuar gjatë muajit të Ramazanit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com