MPB: Përmendorja nuk është hequr por është zhvendosur

0

Pas spekulimeve të shumta për heqjen përmendores në formë kryqi për policët e vrarë në konfliktin e armatosur në Luginë të Preshevës që ishte i vendosur në fshatin Lluçan, ka reaguar edhe ministria e punëve të brendshme e Serbisë e cila thotë se përmendorja nuk është hequr, po është zhvendosur për arsye ekonomike, sigurisë dhe ato praktike.

PermendoreLlucan-2

“Për arsye se përmendorja ishte ngritur në një vend të largët, dhe ekzistojnë rreziqe sigurie, 12 familjet e policëve të vrarë nuk kanë qenë në gjendje për ta vizituar dhe ti bëjnë nderimet për të dashurit e tyre. Kisha “Sveti Jovan” gjendet në afërsi të autostradës dhe shumicës do ti lehtësojë vizitat” thuhet në njoftim të MPB-së,/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com