MPB: Kemi vrarë 14 veta nga grupi i armatosur, na janë vrarë tetë policë

0

Ministria e Punëve të Brendshme theksoi se ka përfunduar aksionin në Kumanovë, duke neutralizuar grupin e armatosur dhe duke thënë se gjatë përleshjeve janë vrarë 14 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe tetë policë, kurse janë plagosur 37 policë

kotevski-kemi-vrar-euml-14-veta-nga-grupi-i-armatosur-na-jan-euml-vrar-euml-tet-euml-polic-euml_hd

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, theksoi se është neutralizuar grupi i armatosur dhe se sipas tij, janë ndaluar tre nga pesë kokat kryesore të këtij grupi që kanë organizuar grupime paramilitare në Maqedoni dhe vendet fqinje.

“Muhamed Krasniqi – komandant Malisheva, Mirsad Ndrecaj – komandant NATO, Sami Ukshini – komandant Sokoli, Beg Rizaj – komandant Begu, Dem Shehu – komandant Juniku janë liderët e grupit të gjithë shtetas të Kosovës”, deklaroi Kotevski

Sipas informacioneve tona bëhet fjalë për grupin kryesor, tre prej të cilëve janë kapur nga policia, por po vazhdon identifikimi i tyre.

Kotevski theksoi se janë 14 trupa të vrarë të grupit të armatosur, por ai nuk ka përjashtuar edhe viktima të tjera. Sipas tij, gjithashtu gjatë operacionit është gjetur edhe një sasi e madhe armatimi.

“Për momentin nuk mund të përjashtohen edhe viktima të tjera, për shkak se nga objektet nga kanë sulmuar shumë janë të dëmtuara dhe duhet verifikuar në mënyrë plotësuese”, deklaroi Kotevski.

Ai theksoi se janë ndaluar rreth 30 persona që sipas tij dyshohen si ‘terroristë’, dhe se po vazhdon hetimi dhe bisedat informative.

Kotevski i pyetur se a ka viktima civile ka theksuar se nuk mund të konfirmojë një gjë të tillë. Ai përmendi se janë vrarë 8 policë, ndërsa 37 të tjerë janë plagosur. /ina/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com