MPB e Gjermanisë: Janë pranuar rreth 44 për qind të kërkesave totale për azil

0

Në janar të këtij viti në Zyrën Federale Gjermane për Emigracionin dhe Refugjatët ka pasur 25.042 kërkesa për statusin e azilit, njoftoi të hënën Ministria e Brendshme në Berlin. Kjo do të thotë se janë rreth 73 për qind më shumë se janarin e vitit 2014.

mpb-e-gjermanis-euml-jan-euml-pranuar-rreth-44-p-euml-r-qind-t-euml-k-euml-rkesave-totale-p-euml-r-azil_hdRreth 44 për qind e tyre janë pranuar si refugjatë dhe pak më shumë se një e katërta nuk janë pranuar, shkruan Shekulli.

Për momentin, Gjermania është vendi i parë në BE për numrin e pranuar të azilkërkuesve.

Rreth 5530 azilkërkues janë nga Siria. Kosova ka numrin më të lartë të kërkesave, ndjekur nga Serbia dhe Shqipëria në rajonin tonë. Vendet e Ballkanit Perëndimor shihen si vende të sigurta dhe kjo bën që nga këto vende të pranohen shumë pak kërkesa.

Në dhjetor të vitit të shkuar, nga Shqipëria ishin regjistruar 940 azilkërkues, ndërsa në janar të këtij viti janë 1648.

Ndërkohë, në dhjetor ishin 1956 azilkërkues nga Kosova, në janar janë 3630 azilkërkues.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com