MPB: Arrestohet grupi kriminal, në mesin e tyre edhe një nga Rainca e Preshevës
14:29 | 07 Mars 2018

Vranj – S. E. (49) nga fshati Raincë Komuna e Preshevës është një nga tre anëtarët e grupit kriminal të arrestuar për kontrabandë me drogë nga Kosova në vendet e Bashkimit Evropian, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Anëtarët e Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me anëtarët e agjencive të sigurisë informative kanë konfiskuar 15 kilogramë marihuanë dhe arrestuar tre të dyshuar si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal të cilët për një periudhë të gjatë kohore kanë kontrabanduar drogë nga territori i Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian. Në bashkëpunim me Prokurorinë për krimin e organizuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer krimet e konspiracion për të kryer vepra penale, të prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të drogave narkotike dhe prodhim të paligjshëm, posedim, mbajtje dhe transportin e armëve dhe eksplozivëve u arrestuan ES (59) nga Rainca, R.S. (38) dhe B.B. (35), nga Valeva. – Gjatë arrestimit të të dyshuarve, policia në një makinë të drejtuar nga i dyshuari B. B. ka gjetur dhe konfiskuar 15 kilogramë marihuanë, ndërsa gjatë bastisjes së vende të shumta në komunën e Vrajës dhe Valevës kanë gjetur para dhe një armë – thuhet në deklaratën e MPB-së. Të dyshuarit u arrestuan deri në 48 orë dhe ata do të sillen në Prokurorinë për Krimin e Organizuar së bashku me akuzat penale./RTV Presheva.com/
Edlira Rukaj