Mozzik: Po ua mësoj gjermanishten artistëve shqiptarë…
08:00 | 10 Prill 2019

Reperi nga Ferizaji, Mozzik momentalisht është njëri prej reperëve më të kërkuar e më të pëlqyer shqiptar, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, postimi i fundit i tij rrëmbeu vëmendje teksa thotë se po ia mëson gjuhën gjermane artistëve shqiptarë.

“Kadal kadale po jau msoj gjermanishten artistav shqiptar…”, është mbishkrimi i fotos ku nuk dihet se kë po e thumbon?

Megjithatë, Mozzik është shumë i pëlqyer për këngët e tij nga mijëra fansa anë e mbanë trojeve shqiptare.

E fundit këngë e lansuar nga ai është “Romeo&Juliet”, në bashkëpunim me bashkëshorten, Loredanën. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella