Mourinho transferon yllin e Real Madridit (Foto)
14:15 | 26 Prill 2017

Jose Mourinho ka nisur përpjekjet për transferimin e Alvaro Moratas në Manchester Untied.

Alvaro Morata do të largohet sigurt nga Real Madridi në fund të sezonit shkruan El Larguero, përcjell Express. Ish sulmuesi i Juventusit tashmë ka disa oferta në tavolinë. Oferta e fundit ka ardhur nga Jose Mourinho, shkruan El Larguero. Strategu Portugez thuhet se e ka telefonuar sulmuesin spanjoll për ta bindur që gjatë verës të transferohet në Old Trafford. Morata gjatë këtij sezoni nuk ka luajtur shumë, pasi Zinedine ZIdane e ka preferuar më shumë Karim Benzeman. Andaj, largimi nga Santiago Bernabeu gjatë verës është i pashmangshëm. /Express/

Kristin Prengaj