Mourinho: Suarez po han m*t

0

Mourinho: Suarez po han m*t

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, i është kundërpërgjigjur fjalëve të Suarezit për të në librin e ri, duke thënë se ai në atë libër vetëm han m*t.

 Brenda librit të ri të sa po publikuar nga Suarez, ai ka ri-sjellë momentet e ndeshjes vendimtare për titull nga sezoni i kaluar, ku ka akuzuar Mourinhon për lojë defensive ani pse Chelsea fitoi me rezultat 2-0.

Por, Mourinho i cili e kritikoi edhe Roy Keanen duke thënë se librin e ka vënë në shitje për të krijuar shitje, tani thotë se Suarez në këtë libër vetëm han m*t.

“Një tjetër libër. Libra… a i lexoni këta libra? Unë nuk i lexoj. Në moshën 51 vjeçare, mund të kem mjaft storie për të treguar dhe për të shkruar, por në moshën 25 vjeçare? A do të shkruanit libër për jetën si fëmijë? Unë nuk mendoj se do të bëj ndonjëherë ndonjë libër”.

“Unë kam një ftesë për të bërë një libër me fotografi, me 100 fotografi të karrierës time me nga një koment të shkurtër përfundi. Një libër kujtimi, por jo një libër për të ngrënë m*t dhe për të kritikuar njerëz, e të flas gjëra negative për njerëz që i takojnë karrierës time”, ka deklaruar Mourinho.

Edhe si sezonin e kaluar, edhe kësaj radhe Mourinho pret që Liverpooli të sulmojë në ndeshjen që zhvillohet sot nga ora 13:45.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com