Mourinho jep verdiktin më të mirë që mund të kemi dëgjuar deri tani rreth debatit Messi-Ronaldo
22:31 | 17 Janar 2019

Debati, Lionel Messi kundër Cristiano Ronaldos, ka qenë prezent për më shumë se një dekadë tani.

Filloi rreth vitit 2007 kur Messi e stabilizoi statusin e tij si i riu më i talentuar në botë, derisa Ronaldo sapo kishte filluar të dominonte në Premier League me Manchester United, transmeton Insporti.

Që nga atëherë, dy superyjet kanë ndarë 10 “Topa të Artë” mes vete. Tani, në vitin 2019, ata ende konsiderohen si dy futbollistët më të mirë në botë.

Përveç paraqitjeve të jashtëzakonshme, jetëgjatësia e tyre në nivelin më të lartë është ajo që i ka impresionuar të gjithë.

Lojtarët legjendarë kanë kaluar pak sezone në top nivel, por Ronaldo dhe Messi e kanë bërë këtë për 10 vite.

Fansat e futbollit prapë do të argumentojnë se Messi është më i mirë se Ronaldo, ose e kundërta.

Të gjithë kemi mendimet tona rreth çështjes, dhe të gjitha këto opinione kanë validitetin e duhur, por Jose Mourinho foli me shumë kuptin për debatin e pavdekshëm në “beIN Sports” të enjten.

Trajneri portugez, i cili punoi me Ronaldon te Real Madridi dhe është përballur me dilemën se si të luajë kundër Messit në shumë raste, zbuloi mendimin e tij të sinqertë rreth kësaj çështje.

“Mendoj se është e padrejtë për të dy ata kur dikush thotë se njëri është më i mirë se tjetri,” u shpreh ai.

“Unë mendoj se ata thjeshtë janë ndryshe. Kur shkoni te Messi dhe Ronaldo, mendoj se është e padrejtë të krahasohen. E vetmja gjë që mund të them është se kur e kisha përkrah Ronaldon, isha një njeri i lumtur.

“Dhe kur u desh të luaja kundër Messit – gjithashtu edhe kundër Ronaldos sepse kam luajtur kundër tij disa herë – u desh të mendoja shumë për të ndihmuar skuadrën time të ketë sukses.

“Gjëja që është për t’u admiruar është numri i viteve që ata kanë qëndruar në maje. Gjithmonë e them të njejtën – edhe me trajnerë – të fitosh një herë, mund të ndodhë. Të fitosh dhe të fitosh dhe të fitosh është shumë më e vështirë.

“Dhe si lojtar ju mund të keni një ‘boom’ dhe të duket si uragan, por pastaj të zhdukeni.

“Këta dy djelmosha janë këtu për 10 vite dhe gjithçka do të bëhet fjalë për ta deri në momentin kur ata të vendosin se ka mbaruar gjithçka dhe njerëzit e tjerë t’i ngrisin pritshmëritë.” /Insporti.com/

The post Mourinho jep verdiktin më të mirë që mund të kemi dëgjuar deri tani rreth debatit Messi-Ronaldo appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Kejvina Kthella