MOURINHO: HAZARD, SI MESSI DHE RONALDO

0

Jose Mourinho promovon Eden Hazard, sulmuesin belg të Chelseat, të cilin e rreshton përkrah Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

20150420153017362620

24-vjecari ka patur një rol kyc te “blutë e Londrës” gjatë këtij sezoni fantastik, ku përvec Kupës së Ligës, Chelsea ka hipotekuar edhe titullin në Premier League. 18 gola dhe 10 asist në të gjitha kompeticionet janë statistika të një lojtari të cilin Mourinho nuk e sheh larg nivelit të dy sulmuesve më të mirë në botë, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Ai është akoma një djalosh, por edhe një njeriu mjaft miqësor. Eden e di që është një nga tre lojtarët më të mirë në botë dhe di ta marrë këtë përgjegjësi. Nëse njerëzit do të jenë “fair”, ai do ta fitojë cmimin Futbollisti i Vitit . Por cmimi që unë dëshiroj për të është të fitojë Premier Leaguen. Unë kam drejtuar shumë yje të futbollit, por ai është i përulur, një djalosh fantastik. Fizikisht dhe pzikologjikisht është shumë i fortë. Hazard e ka të qartë se cili është roli i tij dhe e di shumë mirë që talenti i tij është thelbësor për skuadrën”.
Hazard ishte heroi i Chelseat në fitoren 1-0 me Manchester United, që e coi në 10 pikë diferencën me vendin e dytë, që mbahet nga Arsenali.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com