Mourinho: Eliminimi në Old Trafford nuk është asgjë e re për këtë klub, unë e kam eliminuar Unitedin me Porton dhe Real Madridin
14:30 | 14 Mars 2018

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka bërë një mbrojtje interesante skuadrës së tij duke rikujtuar kohën kur e ka eliminuar klubin që e drejton aktualisht me ekipe të tjera.

Vendimi për ta inkuadruar Marouane Fellainin nga minuta e parë duke e lënë Paul Pogban në bankën rezervë, është konsideruar si një prej gabimeve kryesore të strategut portugez në ndeshjen kundër Sevillas.

Ndërsa me dy golat e Wissam Ben Yedder, andaluzianët shkuan në çerekfinale, kundrejt një goli të vonshëm të Romelu Lukakut.

(Foto: Getty Images)

Dhe duke qenë i veçantë në deklaratat e tij, Mourinho nuk i ka kujtuar kohët kur e kishte eliminuar Unitedin nga Liga e Kampionëve me ekipet e tij të mëparshme.

Sevilla eliminon Manchester Unitedin në Old Trafford

“Jam ulur në këtë karrige edhe dy herë të tjera, me Porto — Manchester United jashtë, me Real Madrid — Manchester United jashtë, prandaj kjo nuk është asgjë e re për këtë klub futbolli”, u ka thënë portugezi gazetarëve.

“Mendoj se goli i parë gjithmonë duhej të ishte i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të rezultatit nga ndeshja e parë, por edhe për profilin e ndeshjes”.

(Foto: Getty Images)

“U përpoqëm të ishim agresivë dhe të luanim me intensitet që nga minuta e parë. Ne nuk shënuam dhe Sevilla gradualisht e mbante topin dhe e kontrollonte ndeshjen”.

“Patëm raste të mira shënimi, mirëpo ata shënuan një gol dhe nga ai moment, gjithçka u bë më tepër emocionale. Goli i dytë e bëri të pamundur”.

“Kështu është futbolli, humbëm, por nesër është një ditë tjetër, ndërsa të shtunën kemi një ndeshje tjetër”.

“Jam i kënaqur që lojtarët nuk e fshehin pikëllimin e tyre, por nuk kemi kohë për dramë”, është shprehur Mourinho për BT Sports. /Telegrafi/

The post Mourinho: Eliminimi në Old Trafford nuk është asgjë e re për këtë klub, unë e kam eliminuar Unitedin me Porton dhe Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka bërë një mbrojtje interesante skuadrës së tij duke rikujtuar kohën kur e ka eliminuar klubin që e drejton aktualisht me ekipe të tjera. Vendimi për ta inkuadruar Marouane Fellainin nga minuta e parë duke e lënë Paul Pogban në bankën rezervë, është konsideruar si një prej gabimeve […]

The post Mourinho: Eliminimi në Old Trafford nuk është asgjë e re për këtë klub, unë e kam eliminuar Unitedin me Porton dhe Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Powered by WPeMatico

Françeska Jaçe
S