Mourinho: Bale e ka keq, La Liga s’është më e mira

0

Mourinho: Bale e ka keq, La Liga s'është më e mira

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka hedhur poshtë pohimet e Gareth Bale se La Liga është kampionati më i mirë në botë.

“Bale e ka thënë këtë për shkak se ai është atje. Ju duhet që të pranoni atë që të hotë Bale, por unë po ashtu kam qenë atje”. “Unë e fitova La Ligan, unë e humba La Ligan, por edhe e fitova La Ligan, dhe natyrisht se e di diferencën mes La Ligas dhe Premier Ligës”. “Të hysh në ndeshje duke e ditur se sigurt do të fitosh nuk është gjithnjë gjë e mirë. Në Spanjë të gjithë e dinë se dy ekipe janë në maje të botës. Një ekip i tretë si Atletico po bën mrekulli dhe ata e fituam edhe titullin sezonin e kaluar, që nuk është normale”. “Po ashtu, në La Liga ekipet bëjnë mbi 100 pikë, që nuk është mirë për një kampionat. Nuk është mirë për konkurrencën”, u shpreh Mourinho.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com