Motivet që sollën krimin në familje, babai probleme me alkoolin

0

tirana

Tirana u godit orët e vona të mbrëmjes nga një krim në familje. 23 vjeçari nga Tirana Jurgen Kurti, pas një konflikti me babain e tij Artur Kurti, e ka goditur disa herë me thikë duke sjellë vdekjen e këtij të fundit.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në vendin e quajtur rruga “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, tek pallati “Bion”, në katin e gjashtë ku djali është konfliktuar me babain dhe e ka goditur këtë të fundit disa herë me thikë.

Policia saktëson se 50-vjeçari është future në shtëpi me një thikë në duar, mjet me të cilin është qëlluar për vdekje nga djali i tij. Fillimisht ai është konfliktuar me kunatin e tij (vëllain e gruas) Leonard Ristani, i cili ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por që ka mbetur edhe ky i plagosur.

Fqinjët i thanë gazetës “Express” se Arturi ka pasur probleme me alkoolin dhe ishte në prag divorci me gruan. Gruaja e tij kishte kërkuar divorcin për shkak të problemit të tij me pijen, ndaj ai që prej muajit dhjetor ishte larguar nga shtëpia. Për tu kthyer mbrëmjen e ditës së hënë me një thikë në dorë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com