Moska reagon për raportin e Mueller: Na vjen keq për këto lloj dokumentesh
13:03 | 20 Prill 2019

“Raporti në tërësi nuk paraqet ndonjë provë të arsyeshme që Rusia ndërhyri në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Na vjen keq që dokumentet e këtij lloji po ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane, të cilat edhe kështu lënë shumë për të dëshiruar,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Departamenti i Drejtësisë lëshoi raportin 448 faqe të prokurorit Robert Mueller, ku cilësohej se fushata e Trump nuk ishte koordinuar me rusët, megjithatë, sipas tij u gjetën akte të shumta shkeljesh nga Presidenti Trump, shkelje që ishin në gjendje të ushtronin ndikim të padrejtë mbi hetimet për zbatimin e ligjit./Opinion.al

Alesia Bami