Mos udhëtoni për në pushime (Shqipëri) pa pasaporta!

0

Informatat se qytetarët e Luginës mund të udhëtojnë për në pushime, gjegjësisht në Shqipëri pa pasaporta, vetëm me letërnjoftime është jo i vërtetë dhe kjo mund të i’u shkaktojë probleme atyre gjatë kthimit nga pushimet. Portali BujanociNet e ka verifikuar këtë informacion nga policët kufitarë në kufirin mes R.Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për t’u iformua më hollësisht rreth procedurës së udhëtimit.

sroski-pasos-620x350

Sipas policëve kufitarë shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë vendosur që këtë verë pushimet ti kalojnë në bregdetin shqiptarë, duhet që të jenë të paisur me pasaporta udhëtimi, në të kundërtën ata do të mund të hasin në probleme gjatë kalimit të kufirit. Siq i ka thënë BujanociNet-it një polic kufitarë, pamvarësisht se në Kosovë shqiptarët e Luginës mund të hyjnë me letërnjoftim, por edhe të dalin për në kufirin shqiptarë, ku gjatë sezonit të pushimeve policia e Shqipërisë mund ti lejojë të hyjnë në Shqipëri, gjatë kthmit nga pushimet për të hyrë në R,Kosovës atyre iu duhet që ta paraqesin dokumentin e udhëtimit gjegjësisht pasaportën në të kundërtën nuk do të mund të hyjnë në Kosovë. Polici kufitarë ka kërkuar gjithashtu nga gazetari i BujanociNet që ta informojë popullatën shqiptare të Luginës që gjatë udhëtimit për në bregdetin shqiptarë të jenë të paisur me pasaporta udhëtimi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com