Mos certifikimi i Listës Serbë për zgjedhjet në Veri, reagon ashpër ambasadori gjerman
18:19 | 24 Prill 2019

Heldt përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk e kupton se cila është mençuria politike e një vendimi të tillë.

“Duke mos qenë në gjendje të komentojë aspektin ligjor të kësaj çështje momentalisht, pyes veten se cila është mençuria politike në ndërmarrjen e një hapi të tillë. Sikur i gjithë ky komplikim i situatës të mos mjaftonte. Pse KQZ-ja ende nuk është e kompletuar’, ka shkruar ambasadori në reagimin e tij, përcjell lajmi.net.

Mos certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe ka ardhur si pasojë e refuzimit të dy anëtarëve të KQZ-së, nga Lëvizje Vetëvendosje, Adnan Rrustemi dhe Nazlije Bala.

Ata kanë thënë se nuk pranojnë certifikimin e tyre, përderisa ata nuk e njohin shtetin e Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/

Alesia Bami