Mos blini kurban pa i kontrolluar tek veterineri

0
Mos blini kurban pa i kontrolluar tek veterineri

Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, në prag të festës së Kurban Bajramit bëjnë thirrje që shitësit e kurbaneve në asnjë mënyrë të mos i shesin ato, pa u kontrolluar tek veterineri, si rezultat i paraqitjes së sëmundjes “Gjuha e kaltër”.

Valdet Gjinovci nga Agjencia e Veterinës thotë për RTK se kanë marrë veprimet e nevojshme për të tejkaluar këtë sëmundje, por thotë se nuk lejohet edhe tregtimi i deleve të sëmura.

“Duhet të inspektohen nga ana e veterinerëve të cilët bëjnë edhe kontrollin e tyre para therjes, kontrollin për gjendjen shëndetësore të tyre. Dhe, në kuadër të kësaj nuk lejohet therja e tyre, as tregtimi i deleve të sëmura”, thotë ai.

Jahi Kurtishaj, nga fshati Grajkoc i Suharekës, i kanë ngordhur shtatë dele dhe i janë sëmurë mbi 30 dhe bënë thirrje që mos të bëhet tregti me dele të sëmura.

Deri më tani kjo sëmundje nuk mund të parandalohet por vetëm të mjekohet.

Që nga shfaqja e sëmundjes “Gjuha e kaltër” në Kosovë kanë ngordhur mbi 170 krerë delesh.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com