Morena Taraku prezanton menaxherin e saj…

0

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka arsye të jetë e lumtur. Ajo sot ka arritur bashkëpunim me menaxherin e mirënjohur kosovar, Jetmir Agaj.

Morena

Ky bashkëpunim nënkupton promovim me të madh të Morenës, meqe menaxheri Jetmir Agaj njihet për lidhjet e shumta gjithandej ku ka shqiptar.

E rezultatet e para të kësaj marrëveshje pritet të shihen më 1 prill, kur Morena do të përformojë në njërin nga klubet më të mëdha të Zvicrës ose të Shqipërisë.

Morena, merr vesh Indeksonline, është duke punuar në disa projekte të reja mjaft të fuqishme, ku njëri prej tyre do të publikohet javën e ardhshme.

Duke pasur parasysh që Morena ka qenë e kërkuar nëpër koncerte për dy vite me radhë, ajo tani ka vendosur që të futet fuqishëm në këtë rrafsh, duke e angazhuar Jetmrin për caktimin e datave të evenimenteve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com