Morena takohet me Ledrin për…(Foto)

0

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku para pak ditësh dukej e lumtur, nga se kishte arritur bashkëpunim me menaxherin e mirënjohur kosovar, Jetmir Agaj.

Morena

Agaj nuk është emër i panjohur për sukseset e tij të bashkëpunimit me këngëtarë tonë të njohur sot.

Rezultatet e para të kësaj marrëveshje pritet të shihen më 1 prill, kur Morena do të performojë në njërin nga klubet më të mëdha të Zvicrës ose të Shqipërisë.

Morena, siç ka informacione Kosovarja, është duke punuar në disa projekte të reja mjaft të fuqishme, të cilat do të jenë surprizë jo e vogël për publikun.

Duke pasur parasysh që Morena ka dy klipe, të cilat u mirëpritën mjaft mirë, ajo tani ka vendosur që të futet fuqishëm në këtë rrafsh, duke e angazhuar Jetmrin për caktimin e datave të evenimenteve.

Por, në foton e postuar, tek shihet Morena me Jetmirin, në shoqëri me ta gjendet dhe e shohim edhe Ledrin, që na bën të pyesim- a mos Morena do bashkëpunojë në projektin e ri edhe me Ledrin?

Në foto, ku shihet me para në dorë Jetmiri, sikur tregon se është i lumtur për lidhjen e bashkëpunimit që ka bërë me Morenën, por edhe ndoshta me Ledrin. Andaj, kamerier, të paguaj – sikur thërret Jetmiri dhe dëshiron të qeras për këtë bashkëpunim. /Kosovarja/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com