Monstrumët në liri: Vrasësit serikë, që kurrë nuk janë kapur (Foto)

0

Nëse këta perosna i hasni në rrugë, bëni mirë t’ia mbathni! Asgjë nuk mund të na detyrojë që të qëndrojmë prapa dyerve të mbyllura, vetëm e vetëm se një vrasës serik lëviz lirshëm.

monstrum-euml-t-n-euml-liri-vras-euml-sit-serik-euml-q-euml-kurr-euml-nuk-jan-euml-kapur-foto_hd

Nuk e dimë nëse do të takoheni me ndonjërin prej tyre në rrugë, apo edhe më keq, nëse do të jemi objektiv i tyre potencial, transmeton Telegrafi.

Edhe pse gjatë dekadave shumë vrasës serik përfunduan prapa grilave, megjithatë janë disa vrasës që i kanë ikur drejtësisë deri në ditët e sotme.

Më poshtë Telegrafi iu sjell disa nga vrasësit serik dhe krimet e tyre të kryera.

Vrasësi nga lugina e Konektikatit

Gjatë viteve ’80-ta të shekullit të kaluar, ky person ka vrarë të paktën shtatë femra. Pavarësisht dy skicave të vrasësit, ai kurrë nuk u kap, por edhe gjurmët e tij u zhdukën.

Kasapi i i Frankford

Ky vrasës serik ka përdhunuar dhe vrarë tetë femra në afërsi të Frankfordit të Filadelfias së SHBA-së, në mes të viteve 1985-1990.

Vrasësi në rrugën Kolonial

Ai vrau të paktën tre çifte në mes të viteve 1986-1989, ndërsa të paktën tetë persona në shtetin e Virxhinias.

Vajza vrasëse

Tetë femra që punonin si shërbëtore ishin përdhunuar dhe vrarë në vitin 1884 në Austin, Texas. Të gjitha viktimat ishin gjymtuar me sëpatë.

Vrasësi Zodiac

Vrasësi që terrorizoi San Franciskon duke i vrarë katër meshkuj dhe tre femra. Nofkën Zodiac e morri si pasojë e letrave që linte pas vrasjeve.

Delfina Lalori

Një vajzë e pasur nga Luiziana ka abuzuar, torturuar dhe vrarë viktimat e saj në vitin 1831. Krimet e saj u zbuluan kur pallatin e saj e kaploi zjarri, ndërsa disa trupa të pajetë u gjetën në dollape me shenja të dukshme të torturës. Megjithatë, ajo arriti të ikte në Francë para se policia ta arrestonte.

Piktori

“Piktori” ka vrarë 14 persona dhe ka sulmuar tre persona të tjerë në San Francisko në mes të viteve 1974-1975, pasi më parë i kishte vizituar.

Grim Sleeper

Vrasësi serik nga Los Angeles, është konsideruar të jetë përgjegjës për të paktën dhjetë vrasje gjatë viteve 1985-2007. Pothuajse 14 vjet më pas nuk e vrau askënd, por më pas sërish u aktivizua, ndërsa ende gjendet në liri. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com