Momenti kur polici amerikan futet me urgjencë në veturë kur rrufeja godet tokën (Video)
16:18 | 03 Korrik 2018

 

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur në parking godet rrufeja në tokë, dhe vetëm disa metra larg atij vendi gjendej një polic që po futej në veturë.

Videoja 15 sekondëshe tregon policin e stacionit Apopka në Florida, që nga frika se mund ta pësoj nga goditja e dytë futet me shpejtësi brenda veturës.

Si rezultat i goditjes së fuqishme trafoja e rrymës është shkatërruar plotësisht, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë dalur me urgjencë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin. /Telegrafi/

Françeska Jaçe