Momenti i Kloppit me Shaqirin pas ndeshjes tregon shumëçka
07:58 | 08 Janar 2019

Jurgen Klopp u eliminua për herë të katërt nga FA Cup si trajner i Liverpoolit dhe me këtë ekip asnjëherë nuk ka arritur të shkojë më lart sesa xhiroja e katërt e garës më të vjetër aktive të futbollit në botë, raporton Insporti.

Pas humbjes që Liverpooli e pësoi nga Wolves, këtë trajner gjerman shumëkush është duke e kritikuar dhe tallur në internet, por është një foto – një pamje e veçante e Kloppit me Xherdan Shaqirin që dëshmon se sa rëndë në fakt e kanë përjetuar humbjen këta të dy.

Edhe pse Klopp njihet për gjakftohtësi, qasje kalkulative gjatë sezonit dhe gatishmërinë e tij për të qeshura dhe shaka praktike, kjo foto dëshmon emocionet e fuqishme të tij dhe të futbollistit nga Zhegra, i cili sot luajti 90 minuta. Shaqiri kishte rastin që të barazojë rezultatin në 2:2 nga gjuajtja e lirë, por qëlloi shtyllën, pas një tentimi shumë të mirë nga distanca.

Shaqiri kishte rastin që të barazojë rezultatin në 2:2 nga gjuajtja e lirë, por qëlloi shtyllën, pas një tentimi shumë të mirë nga distanca.

The post Momenti i Kloppit me Shaqirin pas ndeshjes tregon shumëçka appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Atalanta Kërçyku