Molliqaj: Po, do të bashkëqeverisim me Srpskan

0
(I plotësuar) – Sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj ka mohuar ndryshimet që ka pësuar kjo Lëvizje, derisa ka arritur marrëveshjen me partitë e Bllokut, LDK-AAK-NISMA.

Molliqaj thotë se Vetëvendosje ka ndryshuar strategjinë politike, derisa ka thënë që nuk ka ndryshuar parimet.

“Dallimet janë të mëdha në ndryshimet politik dhe parimor.. Ky qëndrim politik në përputhje me parimet tona të cilat besoj që i sjellin sukses Kosovës. Nuk ka ndryshuar Vetëvendosja, i ftoj që ata me e lexu Vetëvendosjen. Strategjinë politike e kemi ndryshuar përkitazi me parimet”, ka thënë Molliqaj në InfoMagazinë të KlanKosovës.

I pyetur për akuzat e rënda që Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë në adresë të liderëve të subjekteve politike me të cilat tashmë ka arritur marrëveshje, Molliqaj thotë se as sot nuk i mohon ato, por që sipas tij, Vetëvendosje i ka besuar tekstit të shkruar të marrëveshjes e jo liderëve të partive politike.

“Nuk kemi thënë asnjëherë që liderët e partive të tjera janë të besueshëm/ I kemi besu një teksti të shkruar i cili brenda tij i ka parimet tona. Akuzat që ne i kemi bërë në adresë të liderëve politik nuk i kemi tërhequr. Deri tash institucionet janë ndërtuar me marrëveshje për poste, ndërsa për herë të parë po futim një frymë politike e cila bazohet mbi parime, e pastaj postet”, ka thënë Molliqaj. /Indeksonline/

Molliqaj: Ambasada Amerika e ka kuptuar se zgjidhja për Kosovën është VV-ja

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka kuptuar se Vetëvendosje është zgjidhja më e mirë për Kosovën.

Sipas tij, Vetëvendosje ka kërkuar takime me të gjitha ambasadat në Prishtinë, por vetëm ajo Amerikane ka refuzuar të takohet me udhëheqësit e VV-së me arsyetimin se s’kanë kohë.

Molliqaj: Koalicioni i ka numrat, Lista “Srpska” në Qeveri

Aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se koalicioni i lidhur me LDK-AAK-NISMA i ka numrat dhe parimet.

Ai ka thënë se edhe Lista “Srpska” do të jetë në Qeveri pasi kështu parashihet me Kushtetutë.

Molliqaj, ka tentuar të mbrojë parimet të Vetëvendosjes, duke thënë tash se koalicioni me partitë opozitare është qëllim strategjik i Partisë se Albin Kurtit.

Ndërkohë, ai ka thënë se të enjten ka ndodhur një veprim shumë i madh por i dëmshëm për Kosovën me rastin e shtyrjes së seancës konstituive.

Sipas tij, seanca e shtyrë e ka kërkuar Beogradi dhe ia ka miratuar PDK-ja.

Molliqaj ka thënë se për VV janë të papranueshme që kërkesat e Beogradit të pranohen nga Serbia.

“Beogradi urdhëron PDK zbaton”, ka thënë Molliqaj, ne Klan Kosova.

Molliqaj ka folur edhe për koalicionin me LDK-AAK-NISMA, duke thënë se është bërë për interesin e shtetit të Kosovës.

Ky zyrtar i VV-së ka thënë se përfshirja e tyre në Qeveri është garanci edhe për serbët e Kosovës, të cilët s’kanë kryer krime.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com