Mogherini: S’ka marrëveshje, por ka përafrim qëndrimesh

0

Nuk ka marrëveshje për asnjërën nga katër temat që janë debatuar gjatë ditës së sotme në Bruksel në mes të mes të Kosovës dhe Serbisë.

auto_mogerini1429556215

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se bisedimet midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, janë përqëndruar në çështjet e pazgjidhura midis palëve, si energjia, telekomi, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe liria e lëvizjes.

“Përparim i mirë është bërë në të gjitha çështjet. Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë për këto katër çështje në orët e ardhshme dhe ne do të mblidhemi shumë shpejt, në ditët e ardhshme, për të finalizuar marrëveshjet”, ka thënë Mogherini përmes një deklarate për media.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve të makinave është nënshkruar në margjinat e takimit.

Kurse, Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar për mediat në Bruksel se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Sipas tij, bisedimet kanë qenë shumë të vështira, shkruan RTK.

Vuçiq ka thënë se është shënuar përparim vetëm për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në veri.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com