Modric i shokuar nga lëndimi

0

Modric i shokuar nga lëndimi

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka shprehur dëshpërimin e tij me lëndimin që e ka pësuar në ndeshjen e Kroacisë ndaj Italisë pak ditë më parë.

 Modric është konstatuar se do të qëndrojë tri muaj jashtë fushave të blerta dhe ai ka shprehur dëshpërimin me këtë fakt.

“Eshtë një gjë shokuese kjo”.

“Një lajm shokues më erdhi nga mjekët të cilët më thanë se rikuperimi do të zgjaste për tri muaj. Unë isha pa fjalë”.

“Unë kam menduar për ca kohë, por kurrë nuk kam imagjinuar se do të më linte tri muaj larg”, u shpreh Modric. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com