Moderatorja e njohur publikon në Instagram dhuratat që ia ka bërë Noizy
23:05 | 08 Maj 2019

Dje moderatorja e njohur Arbana Osmani e ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, për ditën e saj më të rëndësishme ajo ka pranuar urime të shumta dhe dhuratat nuk është se kanë munguar.

Madje miku i saj Noizy i ka dhuruar gjithë koleksionin e veshjeve të markës së tij, për të cilat moderatorja e ka falenderuar publikisht.

“Faleminderit Noizy që më solle të gjithë koleksionin ‘Illyrian’ për ditëlindjen time”, shkruan
Arbana krahas postimit ku tregon veshjet./Lajmi.net/

Alesia Bami