Modelja shqiptare martohet me miliarderin rumun
14:52 | 13 Dhjetor 2017

Modelja shqiptare, Angela Martini është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu. Martesën e ka konfirmuar vetë modelja, duke publikuar nëpër rrjete sociale fotografi të ceremonisë. “E sapo martuar natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur”, ka shkruar Martini nëpër rrjetet sociale. Çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në Las Vegas.
Aurela Hoxha