Mjekja e Angelina Jolie ka zbuluar se cili ushqim mbron nga kanceri i gjirit (Video)

0

Këshillat të cilat do t’ju ndihmojnë që të mbroheni nga kanceri i gjirit.

Ekspertja e njohur për kujdesin e gjinjve dhe mjekja e Angelina Jolie me të gjithë ka ndarë këshillat të cilat mbrojnë femrën nga kanceri i gjirit.

Pos këshillave për mbrojtjen nga kjo sëmundje e rrezikshme, dr. Kristi Funk ka thyer edhe një lajthitje të madhe, transmeton Telegrafi.
– Shumica e femrave mendojnë që kanceri i gjirit është sëmundje trashëguese. Mirëpo, nëse i pyesni pacientet të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit se a ka vuajtur ndokush nga familjarët e tyre nga kjo sëmundje – 95 për qind e tyre do t’ju thonë “jo”, ka shpjeguar ajo.

1. Çdo ditë hani këto perime
Fank thekson që lulelakra, brokoli dhe lakra janë të shkëlqyeshme për gjinjtë.

2. Hani fruta kokërrore të cilat janë të pasura me antioksidante
Luleshtrydhet, boronicat, manat dhe mjedrat janë të pasura me antioksidante dhe me nutriene të tjera, të cilat mbrojnë nga kanceri i gjirit.
– Besoni apo jo, këto fruta bëjnë që qelizat e kancerit të bëjnë vetëvrasje, thotë Funk.
3. Hani më shumë shafran
Kjo erëz aktivizon piperin e zi dhe paraqet “superushqim” për gjinjtë.

4. Hani më shumë kërpudha
Madje edhe kërpudhat më të zakonshme, siç janë shampinionet të pasura me nutrienë, pengojnë shfaqjen e kancerit.
5. Hani më shumë sojë
Shumica e mjekëve me vite të tëra kanë thënë që nuk do të duhej të konsumonim sojën, mirëpo, hulumtimet e reja kanë treguar përparësitë e shumta shëndetësore të saj.
6. Përdorni sapunin e zakonshëm
Shmangni sapunët antibakterialë, sepse lehtë do të zvogëloni sasinë e toksinës ndaj së cilës jeni ekspozuar.
7. Rregullisht fshini pluhurin dhe thitheni me thithëse pluhuri
Kjo është mënyrë e shkëlqyeshme që të zvogëloni sasinë e toksinës në ajër.
8. Mbusheni shtëpinë me bimë (lule)
Shumica e bimëve natyrshëm absorbojnë toksinën nga shtëpia juaj dhe kështu mbrojnë shëndetin tuaj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com