Mjekësia kroate në vendin e parë në botë me transplantime!

0
Mjekësia kroate në vendin e parë në botë me transplantime!

Në Kroaci nga fillimi i këtij viti janë kryer 107 transplantime, që është 60% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kroacia, në këtë mënyrë edhe më tutje ndodhet në vendin e parë në botë për nga numri i transplantimeve në proporcion me numrin prej një milion banor. Mbase nuk ka vend për ndonjë lavdëratë të veçantë ose për ndonjë veçori tjetër në botë, por kur është fjala për dhurimin e organeve dhe transplantimin e tyre, asnjë vend nuk mund të krahasohet me Kroacinë.

“Kroacia sipas numrit të dhuruesve të organeve në një milion banor  është në vendin e parë në botë; Kroacia për nga numri i transplantimeve të mushkërive në një milion banor është në vendin e parë në botë; ndërsa për nga numri i donatorëve dhe transplantimeve të veshkave nga dhuruesit e vdekur po ashtu është në vendin e parë në botë, ndërsa për nga numri i transplantimeve të zemrës është në vendin e dytë në botë, pas Sllovenisë” është shprehur dr. Mirela Bushiq, koordinatore e Qendrës nacionale të transplantimeve pranë Ministrisë së shëndetësisë.

Për këtë më meritore është vetëdijesimi dhe vetëdija e lartë për rëndësinë e dhurimit të organeve pas vdekjes. “Në Kroaci gati 80% të familjeve kanë dhënë premtimin e dhurimit të organeve pas vdekjes”-ka thënë dr. Bushiq.

Kjo qasje dhe ky model, ka mundësuar që të bëhen numër rekord i transplantimeve, respektivisht 107 transplantime gjatë kësaj periudhe nga fillimi i vitit e deri më tani, që është 60% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për 6 transplantime të zemrës; 41 transplantime të mushkërive dhe 60 transplantime të veshkave dhe gjithë këto janë bërë brenda 4 muaj e gjysmë.

Gjatë vitit transplantojmë mbi 200 veshkë në Kroaci. Tani e kemi zvogëluar dukshëm listën e pritjeve  të veshkës dhe tani për tani pritja zgjat deri në një vjet, ka deklaruar prof.Dr. Zhelko Kashtelan, udhëheqës i ekipit për transplantimin e veshkëve në QKS (Qendrën Klinike Spitalore) KBC në Zagreb.

Ekipi i mjekëve të dr. Kashtelanit, para dhjetë ditëve i ka transplantuar veshkën pacientes para se të shtrihet për dializë.

“Kjo është diçka që më përpara ka qenë e paimagjinueshme. Pacientët deri më tani, mesatarisht kanë qëndruar në dializë 7-10 vjet, para se tu ofrohet rasti ose mundësia për transplantim”- ka shtuar dr.Bushiq.

“Në këtë mënyrë mundemi tu shmangemi komplikimeve të dializës siç janë infeksionet e shpeshta, gjakderdhjet, embolitë etj dhe të përmirësojmë cilësinë-kualitetin e jetës së pacientëve”-përfundon prof. Dr. Kashtelan dhe shton se mbase duket e pabesueshme, por,  për transplantimin e mushkërive në Kroaci pritet vetëm 16 ditë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com